Mogherini: Jemi me popullin rus

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka reaguar ndaj sulmit që ndodhi para disa ore në metronë e Shën Petersburgut të Rusisë.

Në llogarinë e saj në Twitter, Mogherini në dedikimin e saj ka thënë se është duke përcjellur të gjitha lajmet që kanë të bëjnë me ngjarjen e fundit, duke shtuar se qëndron pranë popullit rus në këto raste, njofton Klan Kosova.

”Bashkë me ministrat e jashtëm të BE-së po ndjekim të gjitha lajmet që vijnë nga Shën Petersburg. Mendimet tona janë me të gjithë popullin rus” ka përfunduar ajo në mesazhin e saj në Twitter.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme