“Do ta shfrytëzoj rastin sot që t’i njoftoj ministrat për punën që ne e kemi bërë gjatë disa javëve të fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ku kemi parë zhvillime inkurajuese në Mitrovicë”, tha Federica Mogherini, para fillimit të mbledhjes së ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Mëtutje, ajo është shprehur edhe lidhur me raportet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, me ç’rast ka theksuar se Bashkimi Evropian do të vazhdoj “të mos e njohë” aneksimin ilegal të Krimesë, nga ana e Rusisë dhe është angazhuar për implementimin e plotë të marrëveshjes së Minskut.