Molliqaj: Dëshmitarë ndaj aktivistëve tanë janë dy shitës ambulantë ilegalë

Dardan Molliqaj, Sekretar Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një konference për media, procesin ndaj aktivistëve të këtij subjekti politik, që akuzohen për “sulm terrorist” ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, e ka quajtur të pabazë.

Ai tha se i tërë ky proces bazohet në 2 dëshmitarë të cilët, sipas tij, janë shitës ambulantë që nuk i paguajnë taksa shtetit dhe të njëjtit në vende tjera nuk do të konsideroheshin si dëshmitarë kredibilë.

“I tërë procesi ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes është i bazuar në dy dëshmitarë të cilët pretendojnë që kanë dëshmitë e tyre të cilët janë shitës ambulantiv që i ikin taksave e që në shtetet tjera s’do të mund të merreshin si kredibilë”, ka thënë Molliqaj në një konferencë për media, raporton KTV.

“Një ditë pas sulmit, dëshmitari i cili pretendon që e ka shit motoçikletën, thotë se nuk ka dokumente për motorin e shitur dhe gjithashtu nuk ka arritur ta identifikojë Astrit Deharin”, ka thënë Molliqaj.

“I njëjti dëshmitar që thotë se e kanë ble tre veta motorin e me vonë thotë se i ka identifikuar vetëm dy ndërsa Astritin nuk ka arritur ta identifikojë. Dehari prej të gjitha shkresave nuk ka asnjë sms dhe përgjim që është inkriminues dhe i përfshirë në dosje. Në asnjë prej pajisjeve të tij nuk është gjetur asgjë”, ka shtuar Molliqaj.

Zyrtari i VV-së tha se Dehari ka vdekur dhe deri më tani nuk ekziston asnjë dëshmi që ishte pjesë e kësaj “dhe është arrestuar vetëm se ishte shok me Egzonin dhe Atdheun”.

Molliqaj tha më tej se përgjegjësit e këtij rasti do të përfundojnë “prapa grilave”.

“Do të fillojmë me padi penale ndaj tyre, si ndaj Dhurata Hoxhës, Metush Birajt, Skender Hysenit, Sylë Hoxhajt, ndërsa nderët do të paraqesim fakte të alibive tjera”, theksoi Molliqaj në këtë konferencë për media.

Ai tha më tej se “persona të tjerë kanë qenë të dyshuar për këtë rast për tri javë resht” dhe pastaj “përnjëherë lënda është drejtuar drejt aktivistëve të Vetëvendosjes dhe ata janë arrestuar brenda tri ditëve”.

Molliqaj konfirmoi se seanca e radhës ndaj aktivistëve të arrestuar do të mbahet më 25 janar dhe tha se presin që të hidhet poshtë aktakuza.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme