Molliqaj: Kriza kalohet vetëm me zgjedhje

Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë se kriza në Kosovë kalohet vetëm me zgjedhje të reja, e jo me marrëveshje e takime.

“Nuk jemi të gatshëm me kalu krizën me partite , kriza kalohet vetëm kur ka zgjedhje të reja. Këta i bëjnë dëm vendit dhe nuk bëhet me këta”, tha Molliqaj në “Interaktiv” të KTV-së, transmeton Koha.net.

Ai ka prezantuar vetëm një kusht kur mund të bisedohet.

“Mund të bisedojmë, por nëse demarkacionit bien dhe më pas të krijohet një komision i ri për demarkacion”, shtoi Molliqaj.