Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka reaguar ndaj deklaratës së drejtorit të RTK-së, Mentor Shala, përcjell GazetaBlic.
Molliqaj e ka quajtur këtë të fundit servil të pushtetit dhe i braktisur ne planin e tij për ta akuzuar Vetëvendosjen.
Ky është shkrimi i plotë :
Reagim i Sekretarit Organizativ Dardan Molliqaj ndaj shpifjeve të Mentor Shalës
Drejtori i RTK-së, Mentor Shala si servil i pushtetit dhe i braktisur në planin e tij për ta akuzuar VETËVENDOSJE!-n, sërish ka përdorur gjuhë akuzuese e shpifëse për aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, këtë herë kundër meje.
Pasi pushteti po dështon që ta montojë procesin kundër aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Shala vazhdon të gënjejë i vetmuar në këtë luftë të pandershme. Si në kohën kur lëshonte komunikata në emër të menaxhmentit dhe keqpërdorte hapësirën publike për t’i akuzuar pa asnjë provë aktivistët e VETËVENDOSJE!-s, ai po vazhdon të shpifë për sulme të cilat VETËVENDOSJE! nuk ka asnjë lidhje.