Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj PDK-së dhe LDK-së, të cilat muaj më parë reaguan për sondazhin që e rreshtoi Vetëvendosjes ni subjektin e dytë më të pëlqyer në Kosovë.
Sipas Molliqajt, kjo për shkak se rritja e Vetëvendosjes është fakt i pamohueshëm.
Më poshtë e gjeni postimin e tij:
Kur disa muaj më parë një sondazh kredibil e renditi VETËVENDOSJE!-n si subjektin e dytë më të pëlqyer në Kosovë, LDK dhe PDK nuk rreshtën së sulmuari sondazhin. Sot kur një sondazh tjetër i një organizate të Shoqërisë Civile po e nxjerr VETËVENDOSJE!-n si subjektin e parë më të pëlqyer nga votuesit e rinj që do të marrin pjesë për herë të parë në zgjedhje, këto dy subjekte kanë heshtur dhe nuk po flasin.
Rritja e madhe e VETËVENDOSJE!-s është bërë fakt i pamohueshëm dhe me gjasë kjo është arsyeja pse sot LDK dhe PDK nuk folën asnjë fjalë.