Molliqaj :Thaçi s’ka të drejtë të flasë për Haradinajn e shqiptarët në Maqedoni

Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka shprehur bindjen se Hashim Thaçi nuk ka të drejtë të flasë as për Ramush Haradinajn e pas për shqiptarët në Maqedoni.

Ka treguar pse mendon kështu.

“A ua merr mendja që mundet me e ndiku Maqedoninë, Serbinë a BE-në, kur jep ‘kërcënime’ një person si Hashim Thaçi, i cili tërë karrierën e vet politike e ka të ndërtuar mbi kompromise në kurriz të vendit të tij?! Hashim Thaçi që po na e sjellë Zajednicën e Demarkacionin, nuk ka të drejtë të flasë për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni e as për arrestimin e padrejtë të Ramush Haradinajt”, ka thënë Molliqaj, përcjell Koha.net.

“Ky njeri që e ka braktisur idealin kombëtar, për të përfituar personalisht, është një prej shkaktarëve kryesorë të gjendjes së rëndë të shqiptarëve. Ky i ‘mbron’ shqiptarët dhe e ‘kërcënon’ BE-në vetëm kur ndihet i rrezikuar për vete. Dhe në fund, ky e shet prapë interesin kombëtar, vetëm për të shpëtuar veten. Duhet të bjerë Hashim Thaçi, që shqiptarët të fillojnë zgjimin e tyre”, ka shtuar ai.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme