Janë publikuar pamje të momentit kur aeroplani i Forcave Siriane u rrëzua në Turqi.
Piloti sirian, i cili kishte dalë nga aeroplani para se ai të rrëzohej, ka thënë se aeroplani i tij është goditur me artileri rrugës për të kryer sulme në zonat rurale afër Idlib, i cili ndodhet në veri të Sirisë, njofton agjencia e lajmeve e Turqisë, Anadolu, përcjell Express.
Pilori, aeroplani i të cilit u rrëzua në territorin turk, u gjet nga autoritetet turke në gjendje të rëndë dhe tani është duke u trajtuar në një spital në rajonin Hatay./Express/