Momenti kur ekipet e shpëtimit, nxjerrin burrin nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar në Kharkiv nga bombardimet ruse

Edhe në ditën e 24-të të pushtimit rus në Ukrainës, ushtria e Vladimir Putinit nuk ka të ndalur duke granatuar ndërtesat kolektive – pra fëmijë, gra e pleq.

E dëshmi për këtë është videoja e publikuar më poshtë, ku ekipet e shpëtimit arrijnë ta shpëtojnë një burrë që kishte ngecur në rrënojat e ndërtesës së shkatërruar në qytetin Kharkiv, ku bombat ruse bien pa ndërpre.

“Ndjeva zhurmën dhe mbulova kokën me duar – jam me fat që muri nuk u shemb mbi mua – që sigurisht se do të më shtypte për vdekje”, tha burri nga Ukraina.

E ai është një prej mijëra tjerëve që janë viktima të agresionit rus, ku ushtria e Kremlinit për asnjë moment nuk po i kursen civilët në Ukrainë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme