Momenti kur shoqërojnë me forcë gazetarin: Jam live ore. Ooo jam gazetar

Mbrëmjene djeshme gazetari Xhoi Malësia është shoqëruar me forcë nga Policia, në zonën e “21 Dhjetorit” teksa raportonte live.
Për më shumë se dy orë ai u mbajt në Komisariatin nr.2 në Tiranë, ndërsa pas daljes ka kërkuar që të hapen kamerat e ambienteve të brendshme të Komisariatit pasi një efektiv e ka ofenduar dhe e ka qëlluar.

Ai është prezantuar disa herë si gazetar, edhe kur është ndaluar në rrugë edhe në Komisariat, nuk ka reshtur së pohuari se ishte gazetar dhe ishte në transmetim të drejtpërdrejtë. Por asnjë nga dhjetra policët që shkuan për ta arrestuar nuk e kanë marrë parasysh dhe e kanë shoqëruar forcërisht.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar ndalimin e transmetimit live të gazetarit dhe ndalimin e shoqërimin e vetë gazetarit Xhoi Malësia.

“Ky akt i dhu*nshem, cenon rende gazetarin ne detyre dhe ekspozon nje realitet te papranueshem ne marredhenien mes policise se shtetit dhe gazetarit ne detyre. Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh solidaritetin e plote me kolegun Malësia dhe gjithe gazetaret e ndodhur gjate oreve te ndalimit prane Komisariatit te policise”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e UGSH.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme