Protesta e opozitës nisi me tensione dhe përplasje verbale dhe fizike. Një situatë e tillë ndodhi edhe me deputetin e PD, Oerd Bylykbashi, i cili pati një debat me një efektiv civil.
Deputeti demokrat kërkoi që të mos shoqërohen protestuesit, ndërsa efektivi civil i kërkoi që të mos preken punonjësit e policisë.
Bylykbashi: Mos guxoni të shoqëroni protestuesit
Polici civil: Mos prek punonjësin e policisë
Bylykbashi: Ose do merremi ne pastaj
Polici civil: Merru sa të duash
Bylykbashi: Kur të merrem unë nuk ju ikën shejtani, kaq po të them