Gafurr Adili
“Gjarpëri duhet goditur te koka, jo te bishti!”, thotë fjala e urtë popullore.
Reaguat ndaj deklaratës së një këshilltari të Albin Kurtit, të quajtur Shkëlzen Gashi.
Dhe, shumë mirë vepruat, sepse duhet reaguar ndaj çdo kujt që merr guximin të shpif kundër tre germave të arta, kundër UÇK-së.
Por, asnjëherë nuk reaguat ndaj këtij personi, i cili shkoj e u përkul të pllaka e serbëve, ku shkruan se “i kanë vrarë terroristët shqiptarë”, që nënkupton se i ka vrarë UÇK-ja.
Nuk reaguat ndaj këtij personi, të quajtur Hashim Thaçi, i cili, skenën politike të Kosovës u katapultua në emër të UÇK-së.
Nuk reaguat ndaj këtij personi, i cili, në hieraktinë më të lartë të partisë së tij, parti e dalë nga UÇK-ja (të PDK-së) e katapultoi,
madje e bëri edhe Ministër të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhajn, i cili kishte deklaruar se, “Nëse do të fitonte UÇK-ja do të kërkonte azil poltik te Sllobodan Millosheviçi”.
Pse nuk reaguat?!
As edhe sot e kësaj dite nuk reagoni ndaj këtij personi që, për mendinin t’im, përbën rrezikshmëri të lartë shoqërore më të madhe se sa çdo person tjetër, edhe se ai farë Xeni (Shkëlzen Gashi) i Albin Kurtit, apo edhe se ai farë Baton Haxhiu i këtij personi, të quajtur Hashim Thaçi dhe të z. Edi Rama; sepse, Hashim Thaçi aktualisht është President i Republikës së Kosovës, ndërsa Edi Rama është Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Dhe, Baton Haxhiut fushëteren për të folur në emër të shqiptarëve, për të hedhur ide për copëtimin e Kosovës dhe edhe për t’ia falur Serbisë krimet e bëra në Kosovë, ia japin Hashim Thaçi dhe Edi Rama.
Madje, për mendimin t’im, ai flet sipas porosisë së Ramës dhe Thaçit, me qëllimin e vetëm që, ta përgadisë opininon shqiptarë për ate që do të ndodhë shumë shpejt, gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes Kosovë – Serbi.
Mos heshtni, por reagoni, siç reaguat, për çka edhe iu përgëzoj dhe po iu them: Ju lumtë!
Por, reagoni kundër të gjithëve, pa dallim partie, krahine, feje dhe ideje; sepse, Kombi Shqiptar është e duhet të jetë mbi të gjitha.
Mos i matni kokat e njerëzve me kute (matëse) të ndryshme, siç bëjnë të huajt me ne shqiptarët, të cilët, kokat e shqiptarëve i masin me kute (matëse) të tjera, ndërsa kokat e sllavëve i masin me kute (matëse) të tjera, gjë që unë e kam denoncuar para një dekade, kur edhe kam thënë se “Serbia, edhepse ishte shkaktarja e të gjitha luftërave të përgjakshme në Ballkan (Slloveni, Kroaci, B & H dhe Kosovë), është e përkëdhelura e Bashkimit Evropian.
Ju falenderoj për mirëkuptimin tuajë!