Shkruan: Ali Ismaili
Universiteti i Tetovës vitin akademik do t’a fillojë me gjithsej 558 profesorë dhe staf akademik. Prej tyre, 312 janë me kontratë në vepër afër përfundimit. E njëjta gjë ndodh edhe me 1246 mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme të cilëve ju vazdhohet kontrata në fund të tetorit. Nëse në këtë rast e shtojmë edhe numrin e 1700 të të punësuarve në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit të cilët mbahen peng, atëherë kjo shpalos edhe një realitet të dhimbshëm në Maqedoni, ku “të padëgjueshmit” rrezikojnë të mbeten rrugëve nga një parti e cila funkcionon si kompani private që i kushtëzon të punësuarit me votë.
BDI, e cila përveç që nuk çmon kontributin e mësimdhënësve, përpos që përbuzë angazhimin e administratorëve shqiptarë, ajo i konsideron thjeshtë ata si numra. Si makineri votuese e cila vlen vetëm nëse voton për partinë e cila shqiptarët i solli në pozitën më të mjerë që prej ekzistimit të Maqedonisë së pavarur. Ka ardhur koha që të gjithë ne t’i themi ndal poshtërimit dhe përbuzjes. Ne mbi të gjitha jemi njerëz, e jo numra. Ne e meritojmë pagën, e jo lëmoshën. Ne meritojmë vlerësimin për punën që bëjmë, e jo kushtëzimin me votë. Ne meritojmë një jetë më të mirë, por asessi në asnjë rrethanë nuk e meritojmë këtë pushtet që përpiqet të përfitojë në kurriz të fatkeqësisë në të cilën na solli BDI – ja si popull.
Më 11 dhjetor, të gjithë do të kemi mundësinë t’i themi jo më, kurrë – BDI. Jo shantazhit, jo kushtëzimit, jo përbuzjes, jo zhgënjimit.