“Mos më nxirrni emrin se më heqin nga puna”/ Skandali e testimit të mësuesve, Vokshi: Pyetjet kanë dalë që dje; Evis Kushi: Iki që sot nëse është e vërtetë

Një përplasje në distancë ka ndodhur sot midis deputetes së Partisë Demokratike Albana Vokshi dhe Ministres së Arsimit, Evis Kushi.

Shkak është bërë denoncimi i një mësueseje nga qarku Elbasan në lidhje me testin që do të zhvillohet sot në orën 14. Në sms theksohet se, pyetjet e testimit kanë dalë që dje dhe se janë dhënë me urdhër të kabinettit të Ministres së Arsimit.

Duke marrë shkas nga kjo, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit, ka denoncuar në rrjete sociale daljen e pyetjeve të provimit të Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar.

Vokshi teksa ka postuar mesazhin e ardhur në adresë të saj nga një mësuese, thekson se pyetjet e testimit që pritet të mbahet sot në Tiranë kanë dalë dhe u janë dhënë të zgjidhura militantëve të Partisë Socialiste, në mënyrë që ata të kalojnë në testin e Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar.

Postimi i plotë:

Skandali!!

Mësuesja në Elbasan denoncon #skandalin me provimin e Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar që do të zhvillohet sot në orën 14.00 në Tiranë në shkollën Sabaudin Gabrani.

Dalin pyetjet me porosi të Ministres Evis Kushi që të certifikohen të njohurit e Ministres dhe militantet e partisë…..

Ky është “vetëreformimi” në arsim për të cilin foli Kryeministri Rama dje në Asamblenë e PS…

Ndëkohë, Ministrja e Arsimit është totalisht kundër kësaj dekalrate të Vokshit. Ajo kërkoi prova dhe këmbënguli në mos përdorimin e shpifjeve.

Reagimi i Ministres Evis Kuishi

Sfidoj deputeten Albana Vokshi që të provojë akuzat e saj në lidhje me ndërhyrjen time apo të stafit tim në procese testimi dhe vlerësimi të mësuesve.

Unë që sot largohem nga detyra nëse ajo i provon akuzat, por, në të kundërt, deputetja do të mbajë përgjegjësi morale dhe ligjore për shpifje.

Që sot do të depozitoj padinë në gjykatë. Qytetarët nuk mund të helmohen çdo ditë me shpifje. Është turp dhe e pafalshme që, për qëllime politike, të shpërdorohet besimi i qytetarëve nga karrigia e deputetit, duke sajuar akuza që cënojnë besueshmërinë dhe nxitin pasiguri te mësuesit dhe nxënësit për proceset vlerësuese në sistemin arsimor.

Të dashur mësues, ne do të vazhdojmë çdo ditë të punojmë së bashku për të përmirësuar më tej sistemin tonë arsimor, duke mos u dekurajuar nga asnjë sulm politik.

Të dashur nxënës, ne bëjmë çdo ditë e më shumë përpjekje për të garantuar barazi, transparencë dhe meritokraci në vlerësimin e arritjeve tuaja./GSH

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme