Mos qofsh në lëkurën e BDI – së!

Adnan Azizi

Dilema hamletiane: Të jesh ose mos të jesh! Tê dorëzosh veten ose shokët, te gjykohesh sot ose nesër, kjo është cështja?!
Ditën e diel, BDI duhet që të vendos për fatin e saj dhe jo për “fatin e shqiptarëve dhe fatin e Maqedonisë”. BDI është në mes dy zgjidhjeve të pazgjidhshme, nëse bënë koalicion me VMRO-në kërcënohet nga vazhdimi i “bombave” të LSDM-së, nëse koalicionon me LSDM-në kërcënohet nga “usb”-të e VMRO-së, pasi kjo e fundit e ka porositur shkurt dhe qartë “Nëse ju nuk vini me ne, atëherë ju e dini pjesën tjetër… “.

Prokuroria Speciale Publike është shqetësimi tjetër i madh i BDI-së, nëse nuk e përkrah do të akuzohet nga gjithë shqiptarët dhe fsktori ndërkombëtar, nëse e përkrah, PSP do të vazhdojë të ngrejë akuza ndaj funksionarëve të saj. Prandaj, të mendosh se BDI bënë përpjekje për jetësimin e “Platformës dhe Deklaratës së Përbashkët” është jashtë çdo logjike, pasi botërisht është e ditur se BDI ka dertin e shpëtimit të saj dhe jo përfaqësimit të shqiptarëve.

Thjesht, askush asnjëherë mos qoftë në lekurën e BDI-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme