Banorët e “Big Brother Vip Albania 4”, Rozana, Klajdi, Gjesti dhe G-Bani, kanë që pas përfundimit të primet të së martës që ndodhen në ‘shpellë’.
Ata kanë patur debate me njëri-tjetrin, por nuk kanë munguar as të qeshurat, batutat, kërcimi dhe këndimi.
E jo vetëm kaq, pasi ata kanë bërë lojëra të ndryshme, si dhe kanë ngacmuar njëri-tjetrin.
Sot Gjesti ka ngacmuar me oriz G-Banin.
Ky i fundit, ishte i shtrirë te vendi i tij dhe banori nis duke i hedhur oriz.
Rozana i tha “mos me orizin se me zor e kemi bërë’, ndërkohë G-Bani nuk lëviz nga vendi dhe ia kthen: “Lëre të bëjë ça të dojë”.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: O G-Ban çohu o babë
Rozana: Mos, mos orizin
G-Bani: Lëre të bëjë ça të dojë
Rozana: Mos orizin se me zor e kemi bërë
Gjesti: Çohu o burrë
G-Bani: Lëre të bëjë ça të dojë
Gjesti: Një nga një
Rozana: Kujdes sytë Gjesti
Gjesti: Ah syni
Rozana: Kujdes more
Klajdi: Mos u tall me ushqimin
G-Bani: Faleminderit Klajdi