Mosbindja civile e opozitës, nisin përgatitjet për protestën para Kuvendit! Forca të shumta policie rrethojnë Parlamentin

Opozita ka nisur përgatitjet për për protestën e lajmëruar sot para Kuvendit në orën 17:00. Ndërkohë forca të shumta policie kanë rrethuar godinën e Parlamentit për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, ndërkohë që brenda ambienteve po mbahet seanca maratonë për buxhetin 2025.


Siç duket  edhe nga pamjet policë me skafandra dhe mburoja janë pozicionuar jashtë ambienteve të Kuvendit.

Protesta e sotme është  hapi i radhës i Partisë Demokratike në kuadër të Mosbindjes Civile.

Partia demokratike kërkon vendosjen e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira në pranverë të 2025-ës.

Nuk ka ende informacione për mënyrën se si do të mbahet protesta dhe se sa kohë mund të zgjasë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme