Një person ka deklaruar për Policinë e Kosovës se derisa ka qenë në lëvizje me veturën e tij është sulmuar me armë zjarri nga një i panjohur.
Sipas viktimës, paraprakisht me të dyshuarin ka pasur mosmarrëveshje në komunikacion në rrugën Eliot Engel në Pejë.
Në vendin e ngjarjes të martën mbrëma janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.65mm.
Përveç dëmeve materiale në veturën e viktimës nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/mosmarreveshje-ne-komunikacion-gjuajne-me-arme-ne-veturen-e-pejanit-505462/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright