Mot i kthjellët, por temperatura të ulëta në të gjithë vendin! Parashikimi për fundjavën

Këtë fundjavë, vendi ynë parashikohet të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike, por me temperatura të ulëta.


Sipas SHMU, qarkullimi anticiklonar dhe ndikimi i masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore që ka përfshirë vendin tonë gjatë këtyre ditëve të fundit do të vijojë të na shoqërojë edhe gjatë fundjavës duke sjellë mot të qëndrueshëm, kryesisht me kthjellime.

Vranësirat do të jenë të mesme dhe të larta transparente, të përqëndruara përgjatë relieveve malore të territorit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 3-6m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-12m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

476968870_18153397435357388_3610773528564183352_n

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme