Moti i keq me erë të fuqishme shkaktoi dëme të shumta në disa rajone, njoftoi Qendra për Menaxhim me Krizat

Moti i keq me erë të fuqishme shkaktoi dëme të shumta në disa rajone, njoftoi Qendra për Menaxhim me Krizat. Manastiri, Shtipi, Ohri, Vinica e Gostivari janë në mesin e qyteteve që u përfshinë nga era e fuqishme duke shkulur çati, pemë dhe shtylla.

Në Manastir zjarrfikësit kanë intervenuar në më shumë thirrje për dëme nga era me shpejtësi prej mbi 60 kilometra në orë. Edhe në Shtip zjarrfikësit kanë ndërhyrë në më shumë raste për shkak të shkuljes së pemëve dhe shtyllave elektrike si pasojë e erës së fuqishme. Nga Enti Hidrometeorologjik njoftojnë se era fuqishme me shpejtësi prej 70 kilometra në orë do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme në disa rajone.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme