Moti i keq në Vlorë, këto dëme janë shkaktuar!

Moti i përkeqësuar dhe me dallgë, të cilat arrijnë deri në 8 ballë në det të hapur dhe afërsisht 6 ballë brenda gjirit, kanë pezulluar sërish edhe ditën e sotme lundrimin detar.

Prej 48 orësh, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ka kryer itinerarin e tij duke qëndruar në kalatat e portit të Brindisit.
Shkak për këtë është bërë moti, i cili ka përfshirë qytetin e Vlorës gjatë 48 orëve të fundit. Ndërkohë, edhe sot Vlora është përfshirë nga moti i keq, ku si pasojë e erërave të forta, disa pemë dekorative në zonën e Lungomares janë thyer, po ashtu dhe shumë biznese përgjatë bregdetit kanë pasur dëmtime, shkruan Top Channel.

Kapiteneria e portit të Vlorës bën me dije se si pasojë e motit të përkeqësuar me erë dhe dallgë të mëdha është pezulluar lundrimi detar, asnjë mjet nuk mund të dalë në det, si anijet e mëdha, por dhe peshkarexhat, të cilat janë të ankoruara në Tri Port.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme