Moti në vend/ Ja si paraqitet situata, zonat me rrezik të shtuar

Qytete të ndryshme të Shqipërisë janë zgjuar ditën e sotme të mbuluara me petkun e bardhë të dëborës. Dëbora ka përfshirë Tropojën, Kukësin, disa zona të Shkodrës, Pukën, Dibrën, Burrelin, Pukën dhe shumë qytete të tjera. Veriu dhe verilindja e vendit është përfshirë nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës që prej natës së kaluar. Hasi u zgjua i veshur nga manteli i bardhë i borës mëngjesin e këtij 30 nëntori. Në Peshkopi bora ka shkuar deri në 15 cm lartësi.


15 cm borë ranë gjatë ditës së sotme në Kukës shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në shumë fshatra për orë të tëra, bllokim të rrugëve, dalje të automjeteve nga rruga. Drejtuesit e automjeteve dhe banorët kan ngelur në mëshirën e dimrit, ata apelojnë për ndihmë. Në qytetin bregdetar të Durrësit, stuhia ka nxjerrë në sipërfaqe leshterikë deti. Në shëtitoren ‘Sfinksi’, e gjithë sipërfaqja është e mbuluar nga leshterikët e detit ndërsa ka dalë dhe një breshkë deti si pasojë e dallgëve dhe baticave të mëdha.

Nën petkun e dëborës është zgjuar dhe fshati turistik Llogara, për shkak të temperaturave të ulëta. Rrugët janë të kalueshme pasi dy borëpastruese kanë punuar për hapjen e tyre. Ndërkohë prej dy ditësh defektet  e linjat e tensionit kanë bërë që fshati Llogara të jetë pa energji elektrike. Niveli i Vjosës ka shkuar në 6.10 metra mbi nivelin e detit, ndërkohë që maksimalen e arriti mbrëmë e djeshme pas mesnate në kuotat 6:70 cm duke përmbytur pjesën e tregut të gjësë së gjallë. Krahas reshjeve te shiut, rajoni i Lezhës është përfshirë dhe nga reshje dëbore, kryesisht në zonat e ulëta, ndërsa sipas informacioneve paraprake situata po mbahet nën monitorim.

Në segmentin nga hyrja e tunelit të Murrizit, i gjithë bay-pasi deri në Xibër Murrizë, segment i rrugës së Arbrit, është i bllokuar. Në këtë aks po punojnë 2 mjete borëpastruese, por qarkullimi ende nuk është bërë i mundur. Policia rrugore kërkon nga drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Tirana drejt Dibrës, të vendosin goma dimërore dhe të përdorin zinxhirët. Nga ana tjetër, Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako është shprehur se kurioziteti i shumë qytetarëve për të parë Rrugën e Arbrit në ditën e inagurimit (dje) është bërë shkak për bllokimin e rrugës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme