Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të lehta deri në mesatare, njofton Administrata Hidrometeorologjike.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, e cila herë pas here do të përforcohet.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 14 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 32 deri në 40 gradë.
Në Shkup pritet mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare dhe erëra të dobëta deri mesatare, herë pas here të forta nga veriu.
The post Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë appeared first on Alsat.



