Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, në mëngjes në pjesët lindore do të ketë kushte për reshje të lehta lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht veriore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 6, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 17 gradë.
Në Shkup, në mëngjes me kushte për shi të lehtë, pastaj me vranësira të ndryshueshme me periudha më të shkurtra me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 5, ndërsa maksimale do të arrijë 16 gradë.
Të dielën dhe të hënën do të ketë një stabilizim të përkohshëm të motit. Të dielën do të mbajë mot mesatarisht i vranët me periudha më të gjata me diell, ndërsa të hënën do të mbajë mot kryesisht me vranësira me periudha afatshkurtra me diell në pjesët qendrore të vendit. Nga e marta do të vijë një periudhë moti kryesisht me vranësira dhe shira. Të martën do të ketë reshje kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore. Të mërkurën dhe të enjten, vranësira me shira të lehtë kudo, të cilët do të jenë më të bollshëm të enjten, kur do të ketë edhe kushte për shfaqjen e stuhive të rralla. Deri të enjten do të fryjë erë juglindore, e cila të hënën dhe të martën do të jetë më e fortë, herë pas here e fortë dhe do të arrijë shpejtësinë prej 50 km/orë.



