Shkupi sot me regjim të veçantë trafiku për shkak të Pashkëve

Një regjim i veçantë trafiku sot është në fuqi në Shkup me rastin e festës “Ngjallja e Krishtit – Pashkët”, me ç’rast disa rrugë në zonën qendrore të qytetit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom, do të mbyllen përkohësisht, njoftoi Ministria e Brendshme.

“Me rastin e festës “Ngjallja e Krishtit – Pashkët” sot (11.04.2026), Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor, Shkup do të vendosë një regjim të veçantë trafiku për rrugë të caktuara në zonën qendrore të qytetit të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom”, informoi Ministria e Brendshme.

Nga ora 18:00 deri në fund të aktiviteteve festive, disa nga bulevardet kryesore do të mbyllen sipas nevojës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme