MOTI SOT/ Kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes

Sipas MeteoAlb edhe sot moti i kthjellët mbizotëron në bregdet dhe zonat e ulëta, por kthjellime dhe vranësira të lehta priten në zonat malore përgjatë gjithë 24 orëshit.


Parashikohet që në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të mbetet i gjithë vendi edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore do të paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në Jugperëndim të kontinentit.

Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në Europën Qëndrore dhe Ishujt Britanik. Ndërsa Vendet Nordike dhe Europa Lindore vijojnë të jenë më reshje dëbore.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, ku më të fokusuara do të jenë në Lindje të Kosovës.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që i gjithë territori i Kosovës të përfshihet nga vranësirat e pakta të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

Maqedonia e Veriut

Prej disa ditës Republika e MV ndodhen në dominimin e motit të qëndrueshëm i cili do të sjellin në territor kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash.

Pritet që vranësirat më të dukshme të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes në pjesën më të madhe të MV.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme