Sipas meteoalb, zhvillimi i një qëndre e presionit të ulët atmosferik në Jug të Gadishullit Apenin ka kushtëzuar vranësira dhe reshje të pakta në zonat jugore të Shqipërisë gjatë mëngjesit, po mesdita shton vranësirat dhe në zonat qëndrore duke sjellë reshje të izoluara. Pasditja sjell përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në vend.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C deri në 17°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.