Edhe përgjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët por me temperatura të ulta në pjesën e parë të ditës.
Sipas IGJEUM temperaturat pritet të rriten gjatë mesditës.
Sipas IGjEUM, sot (e diel, dt.23) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 / 14 °C
në vendet e ulëta: -2 / 14 °C
në vendet malore: -5 / 10 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.