Motivi i vrasjes në Gjakovë, hakmarrja

Sipas ushtruesit të detyrës të kryeprokurorit të Gjakovës, Ali Selimaj, vrasjen e trefishtë dyshohet se e ka kryer Gjelbrim Gj., për motive të hakmarrjes.

Autori i vrasjes së trefishtë që ka ndodhur sot pasdite në Gjakovë dyshohet të jetë Gjelbrim Gj.

Këtë informacion e ka dhënë për KALLXO.com ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë në Gjakovë, Ali Selimaj.

Sipas tij, Policia ka shkuar për ta arrestuar të dyshuarin.

Selimaj ka thënë se dyshohet se motivi i vrasjes është hakmarrja.

Tre persona janë vrarë sot rreth orës 16:30 në rr. “Ismail Qemali”, në “Çarshinë e Vjetër”.

“Tre personat janë të gjinisë mashkullore dhe janë të moshës përafërsisht 25 deri në 35 vjeçare, motivi i rastit nuk dihet, personat e dyshuar janë në arrati, policia janë vënë në kërkim të tyre,” tha për KALLXO.com zyrtarja për informim e Policisë në Gjakovë Lirie Podrimaj.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme