Motoçiklistët serbë nuk lejohen të hyjnë në Kosovë, kthehen mbrapa
Rreth 50 motoçiklistë serbë nuk janë lejuar nga Policia e Kosovës që të hyjnë në Kosovë.
Pas refuzimit, shumica prej tyre janë kthyer mbrapa, ndërkohë që disa kanë qëndruar ende afër pikës kufitare në Jarinjë, nga ana e Serbisë.
Dhjetëra motoçiklistë mblidhen afër kufirit me Kosovën në pjesën e territorit serb
Dhjetëra motoristë serbë janë mbledhur në afërsi të pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë, në pjesën e territorit serb.
Policia e Kosovës ka dërguar disa autoblinda të Policisë te kjo pikë kufitare pasi kishte marrë informata për mundësi të hyrjes së këtyre protestuesve në Kosovë.
Burime të Kallxo.com bëjnë të ditur se paraprakisht kanë qenë mbi 50 të tillë, por disa janë shpërndarë.
Përpos motoristëve, në këtë pjesë shihen edhe shumë makina të ndalura, si dhe Policia serbe.
Në afërsi të pikës kufitare të pranishëm janë edhe ekipe të EULEX-it. /kallxo