Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në gjithë territorin e Shkupit ka shqiptuar 133 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut. Sipas njoftimit të policisë 22 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve, 15 për tejkalim të shpejtësisë, nëntë për parakalim të parregullt, shtatë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, gjashtë masa për kalim në semafor të mbyllur si dhe gjashtë masa për makina teknikisht të parregullta dhe të pa-regjistruara./Alsat.mk