Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsej 155 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 23 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 10 pçër kalim në semafor të kuq…, shkruan Alsat.
“Kontrollet në komunikacion do të vijojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojmë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk