Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria 10 shoferë për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
“Prej tyre, nëntë kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: B.B. (26), A.D.J.K. (19), H.I. (20) dhe B.D. (21) nga Shkupi, H.S. (49) dhe J.A. (49) nga Tetova, U.M. (35) nga Vinica, I.T. (48) nga Koçani dhe D.A. (29) nga Makedonska Kamenica. Nga liria është privuar edhe S.M. (47) nga Koçani, për shkak se ka vozitur gjatë kohës së ndalimit aktiv. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse”, thonë nga MPB.
MPB u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat e trafikut./Alsat.mk.
The post MPB: Arrestohen 10 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit appeared first on Alsat.



