MPB: Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku në Koçan

Kështu informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme – Koçan.

“Me datë 07.03.2025 në ora 13:15 në Stacionin Policor të Koçanit është raportuar se në rrugën e shpejtë Shtip – Koçan, në mbikalimin afër fshatit Trkanje, rajoni i Koçanit, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Peugeot 3008” me targa regjistrimi të Shtipit dhe një me targa të Shkupit, në pronësi të personit juridik nga Shkupi”, thuhet në njoftim.

“Nga aksidenti, siç konstatohet nga SPB Koçan, drejtuesit e të dyja veturave kanë vdekur në vend, ndërsa automjeti Volkswagen është djegur plotësisht. Është kryer këqyrja dhe me urdhër të prokurorit publik kompetent trupat e vdekur janë dorëzuar për obduksion”, thuhet në raportin e MPB-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme