Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë në njoftimin e sotëm shpalos detaje nga gjuajtjet e mbrëmshme në Tetovë, me çrrastë është shkaktuar dëm material në derën e hyrjes dhe murrët e shtëpisë së personit M.T. nga Tetova.
“Më datë 11.04.2024 në ora 22.45 në SPB-Tetovë, M.T. nga Tetova ka raportuar se në drejtim të shtëpisë së tij në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, është qëlluar me armë zjarri nga një veturë ,,Volkswagen Polo,, në lëvizje. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëmtime në derën e hyrjes dhe muret e shtëpisë. Është kryer këqyrje dhe pas masave të marra rreth orës 01.35 të datës 12.04.2024 në rrugën Tetovë- Kodra e Diellit automjeti është gjetur. Gjithashtu, pas marrjes së masave, është konstatuar se paraprakisht është raportuar se rreth orës 22:30 nën kërcenim të armës së zjarrit është marrë vetura e tipit “Polo” me armë zjarri nga personi F.E. dhe babait të tij H.E.. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të ngrihen kallëzimet përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk