MPB-ja njofton: Gjoba për 168 vozitës në Shkup, shkelën rregullat e komunikacionit

Sektori për Punë të Brendshme – Shkup njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në Shkup janë regjistruar gjithsejtë 168 shkelje të rregullave të trafkut. Prej tyre: 14 për tejkalim të shpejtësisë, nëntë masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, dy sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 11 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë sanksione për mosvënien e rripit të sigurimit, nëntë masa për kalim në semafor të kuq…

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme