Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (07.04.2024) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çka janë sanksionuar 223 drejtues automjetesh.
“Prej tyre 20 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tetë automjete kanë lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 114 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 109 jashtë vendbanimit.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.