“Rreth orës 17:45, zyrtarët policorë nga SPB Shkup ndaluan tre persona, shtetas të Maqedonisë, para Ministrisë së Drejtësisë për prishje të rendit publik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Protesta u zhvillua nga studentë që kërkojnë lejimin e mbajtjes së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
“Dituria nuk ka gjuhë të ndaluar”, “Mos e prekni të ardhmen tonë”, “Ligj në letër, diskriminim në praktikë” ishin disa nga mesazhet që protestuesit mbanin në pankarta.



