Nëpunësit e policor nga SPB-Tetovë, dje (16 qershor) rreth orës 18:00 kanë privuar nga liria A.SH (24), R.K (30) dhe I.T (26) nga Shkupi të cilët u gjetën në zonën midis Tetovës gjegjësisht në Nerasht dhe në Radush të Shkupit, të cilët dyshohen për kultivimin e kanabisit.
Në atë lokacion janë zbuluar 100 rrënjë kanabis.
“Kanabisi” i gjetur dhe disa objekte të tjera u dokumentuan me foto dhe u morën për ekspertizë, dhe tre personat, në koordinim me Prokurorin Publik nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë, u mbajtën në Stacionin Policor Tetovë për sqarim dhe dokumentim të plotë të çështjes. Në ndërkohë sot ata do të sillen para një gjykatësi të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë”, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë./TV21