MPB zbulon arsenal të madh armësh në shtëpinë e një shtetasi gjerman në Shkup

SPB në Shkup deri tek Prokuroria publike ka dorëzuar padi penale kundër 53 vjeçarit A.F.M shtetas gjerman me status të të huajt në Republikën e Maqedonisë për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale përpunim të paautorizuar, mbajtje të armëve dhe materieve të palejuara, transmeton Zhurnal.mk

Më 15 nëntor nga ana e sektorit kundër trafikimit të armëve në MPB është bërë kontrollë në shtëpinë e të lartëpërmendurit ku është gjetur një sasi e madhe armatimi, edhe atë një revole Teksas me kalibër 9 mm me pesë fishekë, 118 kalibër 7.61 dhe 11 fishekë të kalibrit 6.35 si dhe një pushkë automatike.

Pas bisedës me të, është sqaruar se revolja është sjellë para 23 viteve nga Gjermania derisa municioni i është dhënë në vitin 2001 nga ana e personave nga korpusi gjerman ku ai ka punuar si automekanik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme