MPJ e Türkiye-s: Greqia të ndalojë nxitjen e urrejtjes përmes falsifikimit të fakteve

Lidhur me deklaratat dhe aktivitetet joreale, irracionale të autoriteteve greke nën emrin “Katastrofa e Azisë së Vogël”, Ministria e Punëve të Jashtme e Türkiyes deklaroi: “E ftojmë edhe një herë Greqinë të tregojë sens të shëndoshë dhe të ndalojë nxitjen e urrejtjes përmes falsifikimit të fakteve”, transmeton Anadolu Agency (AA).

MPJ ka lëshuar një deklaratë me shkrim për akuzat e pabaza të Greqisë ndaj Türkiye-s.

Në deklaratë thuhet se autoritetet greke, përmes deklaratave dhe aktiviteteve joreale, irracionale, të bëra nën emrin “Katastrofa e Azisë së Vogël”, dëshirojnë të bëjnë që të harrohet disfata e ushtrisë greke gjatë pushtimit të Anadollit si pasojë e aventurës së saj 100 vjet më parë dhe krimeve barbare që kreu kundër njerëzimit dhe për të shtrembëruar faktet historike dhe se u përpoq të mashtrojë publikun e tij dhe komunitetin ndërkombëtar me gënjeshtra duke shtrembëruar faktet historike.

Duke kujtuar se Greqia pranoi krimet e kryera kundër njerëzimit dhe u dënua me dëmshpërblim për shkak të vrasjeve dhe shkatërrimeve masive të kryera nga Greqia kundër popullsisë civile në Anadoll, e cila përfshihet në nenin 59 të Traktatit të Lozanës ku thuhet, “Greqia njeh detyrimin për të riparuar dëmet që rrjedhin nga veprimet e ushtrisë ose administratës greke në Anadoll në kundërshtim me ligjet e luftës”.

Më tej thuhet: “E gjithë bota dëshmon se Greqia, e cila nuk ka marrë asnjëherë mësim nga historia, vazhdon të kryejë krime kundër njerëzimit me veprimet e saj të pamëshirshme edhe sot, duke mos bërë dallim mes grave dhe fëmijëve dhe duke i braktisur në vdekje emigrantët e pafuqishëm”.

“Türkiye do të vazhdojë t’i kujtojë Greqisë, e cila përpiqet të shtrembërojë ngjarjet historike me gënjeshtra, pikat e zeza të historisë greke dhe t’i tregojë të vërtetën komunitetit ndërkombëtar. Ne i bëjmë thirrje Greqisë edhe një herë të përdorë sensin e shëndoshë dhe të ndalojë nxitjen e urrejtjes përmes falsifikimit të fakteve”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme