MPJ – Gjuriqit: Ne marrim vendime, nuk bëjmë deklarata

Deklaratat e Marko Gjuriqit, shefit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, nuk i kanë bërë fare përshtypje ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Duke u përgjigjur në pyetjen pse i është ndaluar vizita në Kosovë, Gjuriq është  përgjigjur me kundërpyetje: “Vallë mendoni se ndokush mund të ma ndalojë që të jem me popullin tim në Kosovë?. Të dielën do ta vizitoj popullin tonë në Kosovë. Do të jem në veri të Kosovës”.

Lajmi.net është interesuar të marrë përgjigje në lidhje me këtë deklaratë të Gjuriqit në Ministrinë e Punëve të jashtme të Kosovës, e cila zakonisht lejen ose nuk lejon zyrtarët serbë të hyjnë në Kosovë.

“Në raport me deklaratat e Marko Gjuriqit, drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Republika e Kosovës merr vendime dhe jo deklarata”, ka deklaruar Bashmir Xhemaj për lajmi.net, i cili është shef i kabinetit te ministrit Hoxhaj.

Përndryshe, Enver Hoxhaj, ministër  i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka marrë vendim që t’ia ndalojë Marko Gjuriqit hyrjen në Kosovë për dy javët e ardhshme.

Sidoqoftë, pritet që të dielën të kuptohet nëse ky vendim do të zbatohet plotësisht apo eventualisht do të ndryshohet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme