E martë 01 Nëntor 2016 – Sakte.net
Bashmir Xhemaj: MPJ i ka nisur një notë tjetër proteste Serbisë për arrestimin e fundit, si dhe i kemi njoftuar te gjitha institucionet ndërkombëtare.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka dërguar tjetër notë proteste Serbisë, për rastin e arrestimit të Hilmi Kelmendit nga autoritetet në Beograd.
Lajmin e konfirmoi për Klan Kosova, zëdhënësi i MPJ-së Bashmir Xhemaj, i cili tha se arrestimet që po bëhen nga ana e Serbisë janë të papranushme.
‘’Pas koordinimit me institucionet e tjera të Kosovës, MPJ i ka nisur një notë tjetër proteste Serbisë për arrestimin e fundit, si dhe i kemi njoftuar te gjitha institucionet ndërkombëtare dhe BE-në për këtë sjellje të papranueshme të Serbisë. Dhe qe rrezikon shume të arriturat në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve”, ka përfunduar Xhemaj, njofton Klan Kosova