MSh dhuron dy autoambulanca për Kujdesin Parësor Shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës i dhuroi dy autoambulanca për institucionet shëndetësore të Kosovës, si pjesë e projektit për përkrahjen dhe fuqizimin e shërbimeve të Kujdesit Parësor Shëndetësor, njofton kumtesa e Ministrisë. Autoambulancat të cilat ju dhuruan Kujdesit Parësor Shëndetësor në Istog dhe Gjilan, do të shërbejnë për të rritur efikasitetin e shërbimeve të kujdesit emergjent mjekësor dhe kanë kushtuar rreth 68 mijë euro.

Me rastin e dorëzimit të këtyre autoambulancave Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, tha se autoambulancat janë kontribut i drejtpërdrejtë i MSh-së për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe se ato duhet të mirëmbahen dhe t’i shërbejnë shëndetit të qytetarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme