MTI shpreson se Ligji do t’i josh investitorët e jashtëm

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po vazhdon të shpresojë se futja në fuqi e Ligjit për investimet strategjike do të ndikonte në rritjen e investimeve të jashtme.

Për këtë ligj, Gjykata Kushtetuese nuk ka dalë me një vendim përfundimtar pas dërgimit atje nga Lista Serbe, raporton KTV.

Ministrja e ngarkuar me këtë proces, Hykmete Bajrami, ka ankesa për përmbajtjen e këtij ligji pasi, sipas saj, i janë bërë shumë ndryshime në përmbajtjen e tij, mirëpo shprehet e bindur se ky ligj do të ndikojë në rritjen e investimeve të jashtme.

Por, kështu nuk mendojnë përfaqësuesit e bizneseve.

Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës, thotë se bërja e një ligji nuk e zgjidh problemin e sjelljes së investimeve të jashtme.

Sipas tij, më me rëndësi është funksionimi i rendit dhe ligjit, të cilin për çdo vit po e kërkojnë, por po mungojnë rezultatet.

Këtë problem e pranon edhe ministrja Bajrami, e cila thotë t’i kenë ftuar të gjithë investitorët që të mos hezitojnë t’i dërgojnë lëndët nëpër gjykata apo në arbitrazhe vendore.

Vitin që lamë pas, Kosova e përfundoi me vetëm 184 milionë euro investime, që është një vlerë shumë e vogël në krahasim me vitet e mëhershme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme