Muçunski: Situata me karburantet në vend për momentin është e qëndrueshme

Ministri i Jashtëm Timço Muçunski, në intervistë për Alsat, tha se situata me karburantet në vend për momentin është e qëndrueshme. Sipas tij në krahasim me vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta. Mucunski tha se po merren masa që do të ndihmonin nëse do të ketë inflacion ose rritje të përnjëhershme të çmimeve.

“Javën e kaluar, Kryetari i Qeverisë, së bashku me një pjesë të ekipit ekonomik, u takua me pronarët e disa prej marketeve më të mëdha në vend, dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut ndërmori veprime të caktuara në mënyrë që unë do të thosha se është në një periudhë që nga pikëpamja gjeopolitike dhe ekonomike tregtare është me të vërtetë sfiduese dhe është e vështirë të parashikosh gjithmonë të gjitha rreziqet. Përveç sigurisë së qytetarëve tanë, prioriteti më i lartë është ruajtja e fuqisë blerëse dhe gjendja ekonomike e vendit. Pra, në këtë moment kur Qeveria parashikon dhe konsideron se duhet të merren masa shtesë, jam i sigurt se kjo do të bëhet shpejt dhe me efikasitet“, deklaroi Timço Mucunski, Ministër i Punëve të Jashtme. / Alsat.mk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme