Ish kryeredaktori i Alsat-M, tani deputet i në një intervistë për gazetën Fokus kishte shpalosur shumë detaje për largimin e tij nga ky televizion që kishte kontribuar në ngritjen e tij për 10 vite.
Ai mes tjerash kishte treguar se cilët ministra shqiptarë ky televizion i ka mbrojtur dhe kanë qenë të privilegjuar nga Alsat-M.
“Janë shumë persona, që kanë pasur status special në Alsat. Mund të them hapur dhe ata janë si Musa Xhaferi, Fatmir Besimi, Bekim Neziri, Nurhan Izairi edhe lideri Ali Ahmeti” ka thënë për Fokus ish kryeredaktori i Alsat-M, Muhamed Zeqiri.
Ndryshe Muhamed Zeqiri largimin nga Alsat-M e kishte justifikuar se nuk dëshiron të jetë në shërbim të BDI-së dhe VMRO-së në këtë televizion, njofton portali Sakte.net
Përndryshe, partitë politike të Maqedonisë për reklama në televizionet, radiot dhe gazetat e Maqedonisë gjatë fushatës zgjedhore kanë harxhuar 1,5 milionë euro duke iu referuar të dhënave nga Komisioni i Antikorrupsionit.
Partia e Nikolla Gruevskit , VMRO-DPMNE, ka pasur më së shumti reklama gjatë fushatës, por deri tani nuk ka paguar asnjë denar. Sipas raporteve të deritanishme, VMRO-DPMNE është reklamuar në shumë prej 741 mijë euro, pason LSDM me 490 mijë euro, prej të cilave 206 mijë ka paguar.
E treta është BDI, e cila për reklama televizive ka harxhuar 140 mijë euro. Prej tyre 130 mijë euro në televizionin Alsat-M./Sakte.net