Deputeti i LSDM-së Muhamet Zekiri sot ka dalë në mbrotje të kandidates së LSDM-së për Haraçinën Melikije Halimin ku në rrjetet sociale qarkullon një video e cila tregon nivelin e saj intelektual para opinionit.
“Para se te perqeshni dhe mundoheni te talleni me kandidaten per kryetare te Haraçines Melikije Halimi do t’ju kisha lutur te keni parasysh se ajo parasegjithash eshte nene, grua dhe moter e jona.
Video qe qarkullon eshte filmuar para fillimit te fushates dhe e njejta jashte cdo norme etike gazetareske eshte keqperdorur dhe leshuar ne qarkullim. Ka qene kontakti i saj i pare me kameren dhe mediat dhe kjo sigurisht do ti sherbej si pervoje gjate karieres se saj si fetyre publike ne te ardhmen.
Kjo qe i ka ndodhur asaj mund ti kishte ndodhur ndoshta çdokujt qe per here te pare do te ballafaqohej me kamerat dhe mediat.
Sidoqofte nuk eshte pjese as e kultures sone kombetare e fetare por edhe njerezore te nençmohet dhe perqeshet nje femer, nene dhe moter e jona.
Verdiktin me te mire kush do ti perfaqesoj banoret e komunave ne pergjithesi perfshire edhe Haraçinen do ta japin qytetart me 15 tetor.
Mos harroni se edhe pas ketyre zgjedhjeve jeta e perditshme do te vazhdoje, ndersa ne si bashkeqytetar, fqinje e farefise pavarsishte binjdeve politike do te vazhdojm te kominukojm me njeri tjetrin” ka shkruar deputeti i LSDM, Muhamed Zekiri.
https://www.facebook.com/pg/HaracinaZemraShqiptarve/videos/