Muhedin Nushi çmonton mashtrimet e Ministrisë së Mjedisit lidhur me ndotjen e ajrit në Prishtinë (Video)

Ndotja e ajrit është bërë problem serioz në Prishtinë prej momentin që Komuna e Prishtinës ka vendosur matësit e ndotjes së ajrit që sjellin rezultatet lidhur me masën e ndotjes së ajrit në kryeqytet. Kjo ka sjellë të dhëna të reja të cilat mundohej t’i mbante të heshtura Ministria e Mjedisit duke shfaqur rezultate që nuk azhurnoheshin në kohë reale. Kjo të paktën është lënë të nënkuptohet në emisionin “Ju flet Prishtina” në të cilin morri pjesë drejtori i administratës së Prishtinës, Muhedin Nushi dhe Muhamet Malsiu nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Derisa përfaqësuesi i ministrisë tentonte ta minimizonte rrezikun, argumentet dhe shifrat alarmante të cilat i ka paraqitur Komuna e Prishtinës, kanë shfaqur një situatë serioze për shëndetin e qytetarëve, një realitet ky që është mbajtur i heshtur tash e sa vite nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Për më tepër, ndiqeni debatin nga minuta 09:50/Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme