“Mund të vidhen të dhënat personale”, kujdes nga mesazhet në emër të MPB-së në Maqedoni

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë qytetarët se po dërgohen mesazhe elektronike të rrejshme, në emër të MPB-së, ministrit dhe Europolit, përcjell TV21. Nga MPB apelojnë që këto mesazhe mos të hapen dhe të mos kontaktohet me dërguesit, pasi ka gjasa që në atë mënyrë të merren të dhënat personale.

“Në lidhje me kallëzimet e marra nga qytetarët për mesazh elektronik të marrë gjoja në emër të ministrit të Brendshëm, në bashkëpunim me policinë e Europolit, ku në formën e një thirrjeje për t’u paraqitur në gjykatë nga Departamenti i Kundërvajtjeve, marrësi i mesazhit njoftohet se është subjekt i procedimit gjyqësor të dyshuar për një sërë krimesh fiktive, të cilat nuk i ka kryer, MPB njofton qytetarët se ky është një mesazh i rremë që nuk është dërguar nga Ministria e Brendshme, as nga ndonjë institucion ligjzbatues. Në të njëjtën kohë, në emailet e dërguara, marrësi i mesazhit ftohet të kontaktojë dërguesin përmes një lidhjeje Viber. Këto mesazhe janë përpjekje klasike për mashtrim, në të cilën qëllimi i mashtruesve është të marrin të dhënat personale të dërguesit për abuzim të mëtejshëm. Për këtë arsye apelojmë për vëmendje të veçantë, që të mos hapen këto mesazhe, e aq më pak të kontaktohet dërguesi përmes linkut të dhënë dhe të shpërndahen të dhënat personale që do të kërkohen”, thonë nga MPB./tv21.tv

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme